Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim që të ndalojë ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike dhe zonat e banuara, duke përjashtuar kohën nga data 31.12.2019 nga ora 23:00-00:30 e deri më 01.01.2020.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike dhe zona të banuara për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojnë në ambient.
Po ashtu, Lladrovci ka kërkuar nga drejtorët e shkollave në Drenas që minutat e parë të orës mësimore mësimdhënësit t’i kushtojnë shpjegimeve rreth lëndimeve që mund të marrin gjatë përdorimit të pakontrolluar të tyre dhe dëmet që mund të shkaktojnë ato në ambient.
Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën prej 100 euro.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...