Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili arriti ta fitojë edhe një mandat nën logon “Për Drenasin Kampion”, ka njoftuar se pasditen e sotme, rreth orës 18:30, bashkë me kandidatët për Kuvend dhe anëtarët e Shtabit zgjedhor, do ta bëjnë hapjen e zyrës ku ishte selia e degës së PDK-së në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, ai fton të gjithët anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh, shkruan Arbresh.info.
“Me kandidatet dhe kandidatët për Kuvend me anëtarët e Shtabit zgjedhor, do të takohemi bashkë në zyrat ku ishim vendosur përkohësisht dhe së bashku, në ora 18:00, ndërsa rreth orës 18:30 do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve. Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh”, ka shkruar ai.
Siç thotë ai, “ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores, thjeshtë, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore, me qytetarin e komunës së Drenasit në qendër dhe vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes”.
Pos kësaj, kryetari fitues i Drenasit, falënderoi qytetarët të cilët kontribuuan që zgjedhjet në këtë komunë të zhvillohen në mënyrë siç thotë ai, shembullore.
“Me qytetarët kampionë të zemrës së Kosovës. Fitorja e qytetarëve të Drenasit, është fitore e madhe! Faleminderit”, shkruan më tej Lladrovci./Arbresh.info/
Meloni nxjerr në ankand edhe shallin e Edi Ramës
Shtëpia e Bardhë përcjell zhgënjimin e Trumpit me Ukrainën d...
Pas largimit nga Peja, Malcolm Armstead i bashkohet Bashkimi...
Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me b...
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit