Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas letrës së kryeministrit Albin Kurti drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lladrovci, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka publikuar një reagim në rrjete sociale, ku ka përdorur frazën “Rrushi që nuk arrihet, është i thartë”, duke iu referuar mënyrës se si është përjashtuar PDK-ja nga ftesa për bashkëpunim.
“Partia e parë me veprime është bërë lehtë e lexueshme. Një deputet, sikur nga thesi i babadimrit “dhuron” post në Kuvend, me shpresë se e bën qeverinë ku shporta e dhuratave për ata që “thyhen”, mund të jetë shumë më e pasur – me ministri, diplomaci, agjenci, kontrata njëburimore, etj. Letrën e Vv-së e shoh si rifillim i gërryerjes finale të elektoratit që nuk arriti ta marrë nga LDK në dy palë zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë, dihet, rrushi që nuk arrihet, është i thartë”, tha ai./Arbresh.info
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën