Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot tha se krimi ka zbritur në nivel lokal.
Lladrovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se po të kishte shtet ligjor, Kurti sot do të duhej të intervistohej nga Prokurorit i Shtetit, pasi që kur bën kësi lloj deklaratash, do të duhej t’i bashkëngjitej edhe fakte, transmeton arbresh.info
“Po të kishte shtet ligjor dhe të së drejtës, Ju do të duhej sot të intervistoheshit nga Prokurori i Shtetit për “krimin në pushtetin lokal”, sepse në shtet ligjor, deklaratave të tilla do të duhej t’i bashkëngjitni fakte”, ka shkruar Lladrovci.
Gjithashtu ai i ka thënë Kurtit se po të vazhdojë me këtë qasje, organizata që ai drejton përpos që do të mbetet e vogël në nivel lokal, shumë shpejt do të jetë e vogël edhe në nivel qendror.
“Me këtë qasje, z. Kryeministër, organizata që ju e drejtoni jo vetëm se do të mbetet e vogël në nivel lokal, por shumë shpejt do të bëhet e vogël edhe në nivel qendror”, ka shkruar tutje i pari i Drenasit.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministër Kurti,
Me keqardhje e lexova në portale se ju keni deklaruar sikur “krimi ka zbritur në nivel lokal”. Qëndrim tepër zhgënjyes për një kryeministër që nuk bën dallimin e liderit të një partie dhe kryeministrit të vendit për të gjithë qytetarët dhe pushtetin lokal.
Po të kishte shtet ligjor dhe të së drejtës, Ju do të duhej sot të intervistoheshit nga Prokurori i Shtetit për “krimin në pushtetin lokal”, sepse në shtet ligjor, deklaratave të tilla do të duhej t’i bashkëngjitni fakte.
Gjetja e armiqve të rinj të Qeverisë që ju drejtoni, është shmangie nga zgjidhja e problemeve reale të pushtetit qendror. Kjo metodë e ikjes nga përgjegjësia është e njohur, por, nuk është rruga që zgjidh çështjet jetike të qytetarëve.
Me këtë qasje, z. Kryeministër, organizata që ju e drejtoni jo vetëm se do të mbetet e vogël në nivel lokal, por shumë shpejt do të bëhet e vogël edhe në nivel qendror./arbresh.info/
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...