Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiq, ka thënë se Kosova nuk po jep përgjigje pozitive edhe pse Serbia ka treguar gatishmëri për të zgjidhur problemin.
“Mua më duket se kjo është një fazë kritike e dialogut. Deri më tani, çështja e Kosovës në publikun serb ka qenë objekt i fushatave politike ditore ku kryesisht përfitojnë palët në procesin zgjedhor”, ka thënë Ljajiq.
“Tani topi është transferuar në Kosovë dhe ka shumë më tepër politikë dhe grindje partiake”, është shprehur ai, transmeton lajmi.net.
Për ‘TV Pink’, ministri serb ka theksuar se në Kosovë ka të tillë që duan ta ngrijnë konfliktin duke shtuar se kështu nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje dhe komplikohet zgjidhja e çështjes.
“Unë nuk jam optimist se së shpejti do të ketë zgjidhje”, ka përfunduar ai.
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...