Refuzimi i Listës Srpska për ta votuar Demarkacionin ka bllokuar votimin e Demarkacionit. Edhe me votat e LDK-së, koalicioni qeverisës nuk ka arritur të grumbullojë 80 vota, ndërsa flitet për negociata konstante me Listën Srpska në këmbim të votave të tyre. Shefi i Grupit Parlamentar të serbëve, Igor Simiq, thotë se akoma nuk janë bindur ta japin votën
Me gjithë përpjekjen e shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj, që të bindet Lista Srpska për ta votuar, këta të fundit ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.
Shefi i Grupit Parlamentar, Igor Simiq, ka thënë për “Indeksonline” se subjekti i tyre ende është në konsultime. “Ende s’ka asgjë të re”, ka thënë shkurt ai.
Ndërsa i pyetur për takimin që zhvilloi para disa ditësh me krerët e institucioneve, Simiq nuk dëshiroi të flasë rreth kësaj çështjeje.
Koalicioni qeverisës së bashku me deputetët e komuniteteve joserbe dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, kanë arritur t’i mbledhin 78 vota për ta votuar Demarkacionin.
Mirëpo, as kaq vota nuk mjaftojnë që i njëjti të ratifikohet në Kuvendin e Republikës. Kjo pasi për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi kërkohet vota e 2/3 të deputetëve të Kosovës.
Kushtetuta e vendit për marrëveshjet për territorin, paqen, aleancat, marrëveshjet ndërkombëtare kërkon 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar