Lista Serbe e ka pyetur KFOR-in se pse ushtarët e Shqipërisë gjendën në veri të Mitrovicës, kur ata nuk janë pjesë e misionit të KFOR-it.
“Grafite me lavdërime, Shqipëria e Madhe, ecja e anëtareve të ushtarëve të Shqipërisë në qendër të Mitrovicës kanë shkaktuar shqetësim, sidomos pas deklaratave të Ambasadës Britanike.”, thuhej në reagimin e Listës Serbe.
Gjatë ditës së sotme, mediat serbe dramatizuan disa grafite në urën e Ibrit, ku ishte shkruar UÇK. Po ashtu paraqitja e ushtarëve të Shqipërisë u quajt provokim.
Të kujtojmë që në mediat serbe javën e kaluar u shpërnda një lajm kinse Ambasada Britanike i ka thënë qytetarëve të saj që vijnë në Kosovë të kenë kujdes dhe të mos shkojnë në veri.
Këto lajm i demantoj vet ambasada e Britanisë së Madhe.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...