Kryetarët e sapo zgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës, të cilët morën detyrën të premten, sot kanë shkarkuar të gjithë drejtorët e emëruar politikisht në degët komunale.
Kështu ka thënë Lista Serbe përmes një njoftimi, shkruan Kossev.
“Kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Milan Radojeviq, Zveçan, Dragisha Milovoq, Zubin Potok, Milosh Peroviq dhe Leposaviq Zoran Todiq kanë marrë detyrën në këto komuna dhe kanë marrë vendim për shkarkimin e të gjithë drejtorëve të emëruar politikisht në degët komunale”, thuhet në njoftim.
Ata shtuan se emërimi i drejtorëve të rinj të degëve komunale pritet në ditët në vijim.
Sot, kryetarët e rinj serbë në veri u vizituan nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav.
“Kryetarët kanë tërhequr vëmendjen mbi gjendjen jashtëzakonisht të keqe që kanë gjetur në administratat komunale – zyra të shkatërruara, mungesë totale e pajisjeve kompjuterike, dokumentacionit zyrtar dhe mobilieve bazë zyrtare, gjë që e vështirëson në masë të madhe funksionimin normal të administratës lokale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...