Lista Serbe ka qenë e ftuar në takimin që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi dje me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, e më pas edhe me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.
Megjithatë, kjo parti nuk ka marrë pjesë në takim.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina.
“Lista Serbe ka qenë e ftuar në takim konsultativ me subjektet politike të komuniteteve joshumicë, por nuk ka ardhur,” ka deklaruar Kupina.
Takimi i thirrur nga Presidentja Osmani kishte për qëllim zhbllokimin e ngërçit politik që ka pasuar dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, më shumë se tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...