Të dirigjuarit nga Aleksandar Vuçiqi në Kosovë, Lista Serbe, ka dalë me një reagim kryekëput kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në një komunikatë për medie, Lista Serbe ka shkruar se janë të mjerë ata serbë në Kosovë që i lavdëron kryeministri Albin Kurti.
Sipas tyre, “Synimi i Albin Kurtit për t’i mashtruar serbët e Kosovës me gënjeshtra dhe veprime të këqija është i dënuar paraprakisht të dështojë, sepse serbët e ndjejnë shumë mirë se si e imagjinon Kurti jetën për të gjithë ata në këto hapësira”.
Albin Kurti i premtoi popullit serb se “gjysma do të jetë në burg dhe gjysma e dëbuar, si pjesë e “skenarit kroat” që ai publikisht e ofroi dhe po e zbaton në Kosovë”, thuhet më tutje në komunikatë të Listës Serbe.
Ata gjithashtu thanë se meqë Albin Kurti nuk po mund të bëjë asgjë të mirë për shqiptarët, ai po dëbon dhe po zhduk serbët.
“Heqja e të drejtave elementare njerëzore, politike dhe ekonomike, rrahja, qëllimi me armë dhe rrëmbimi i serbëve janë fjalë që përshkruajnë jetën e popullit serb nën regjimin e udhëhequr nga Albin Kurti, i cili është qartazi i paaftë për të bërë asgjë të mirë për shqiptarët, kështu që në vend të një jetë më të mirë, u ofroi dëbimin e serbëve dhe zhdukjen e çdo gjëje serbe”, shkruan Lista Serbe.
Ata thonë gjithashtu se fakti që Kurti po “shtiret i shurdhër dhe i verbër” nuk do të thotë se populli serb do të pushojë së kërkuari respektimin e të drejtave të tij, lirimin e vëllezërve të tyre dhe ndalimin e persekutimit, si dhe tërheqjen e forcave speciale “ilegale dhe të armatosura deri në dhëmbë” nga komunat serbe.
Lista Serbe, siç thonë ata, “vendimet e veta i ka marrë gjithmonë sipas kërkesave të popullit serb, e jo sipas dëshirës së Albin Kurtit dhe çdo sulm ndaj nesh është vërtetim i korrektësisë së qëndrimeve tona”./Arbresh.info
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...