Beteja mes “Listës së Dëshirave” dhe nevojave të pacientëve, ka qenë tema e debatit lidhur me hartimin e listës esenciale të barnave, organizuar nga Instituti “Columbus”.
Sipas hulumtimit, lista esenciale shpeshherë është ndërtuar sipas interesave të kompanive farmaceutike, e jo të nevojave të pacientëve, raporton KTV.
Saranda Ramaj, hulumtuese në “Columbus”, ka theksuar se për herë të fundit lista esenciale u revidua në vitin 2012, ani pse ishte çështje mjaft e rëndësishme për shkak të nevojave të pacientëve.
Por, sipas ministrit të Shëndetësisë, revidimi i listës së barnave esenciale ka nisur dhe ka premtuar kjo do të bëhet vazhdimisht sipas nevojës së pacientëve.
Vonesat në këtë çështje, janë kritikuar nga udhëheqës të komisionit parlamentar që mbikëqyr punën në sektorin e shëndetësisë.
Megjithatë, sipas profesionistëve, faji kryesor vazhdon të jetë te ligji i prokurimit, i cili lë mundësinë e manipulimeve dhe ndikimin në to nga kompanitë e mëdha farmaceutike.
Instituti “Columbus” është duke monitoruar të gjitha aktivitetet që lidhen me revidimin e listës esenciale. Për këtë listë dhe këtë proces, shteti ka vënë në dispozicion 30 milionë euro./KTV/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...