Oliver Ivanoviq, Slobodan Petroviq, Aleksandar Jabllanoviq, Nenad Rashiq dhe disa të tjerë, janë në të ashtuquajturën “Listë e Zezë” e serbëve të Kosovës në Beogradin zyrtar.
Kështu pretendon lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, duke shtuar se nuk dëshiron të punojë në Kosovë kundër interesave të serbëve të Kosovës.
“Unë bëjë pjesë në një mendim jo modest të grupit të njerëzve që e thatë edhe ju si Oliver Ivanoviqi, Slobodan Petroviqi, Nenad Rashiqi etj., të cilët në momente të caktuara janë munduar që interesat e serbëve t’i vënë para atyre të Beogradit, dhe secili prej tyre përfshirë edhe mua në momente të caktuara, kur këtë e kemi zbatuar, kemi qenë të akuzuar nga Beogradi zyrtar që jemi tradhtarë që punojmë kundër interesave të shtetit serb.”
Ai e pranon se edhe vetë ka ushtruar në Kosovës politikën e Beogradit zyrtar, por shton se e ka kuptuar se për Beogradin, siç shprehet Jabllanoviq, “jemi monedhë për kusur”.
“Për rregullimin e disa llogarive tjera, se bashkësia ndërkombëtare shiqon në këtë, e që Prishtina zyrtare gjithë këtë e pranon me moskuptimin e gjendjes dhe kërkesave reale të serbëve të Kosovës dhe sidomos atyre në veri.”
Sipas tij, shumë tema të bartura në Bruksel, kanë mundur të zgjidhen më mirë nëse një dialog do të ndodhte ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...