Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për shpallje të faljes për 12 persona që vuanin dënime me burg në Kosovë.
Sipas Dekretit për Shpallje të Faljes, të cilin e ka siguruar Insajderi, presidenti Thaçi ka zgjedhur që katër personave t’i falet e gjithë pjesa e mbetur e dënimeve, ndërsa tetë të tjerve t’i falen pjesërisht dënimet.
Zyrës së Presidencës i kishin shkuar vetëm këtë vit 694 kërkesa nga të burgosurit për faljen e dënimit të tyre.
Presidenti i vendit sipas kushtetutës e ka në kompetencë faljen e të dënuarve në raste të veçanta.
Zakonisht falja bëhet në ditët e shënuara siç është 17 Shkurti-dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të drejtë të falen sipas Kodit Penal të Kosovës nuk kanë ata që ndonjëherë kanë përfituar nga falja presidenciale dhe personat të cilëve nuk u janë bërë të plotfuqishme dënimet.
Falja e të burgosurve nisi në vitin 2009 nga ish-Presidenti Sejdiu në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.


Rast i pazakontë në Kaçanik: Gjuajtje me armë zjarri, vetaks...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në...
Tejkaloi kolonën përmes trotuarit, vozitësi gjobitet me 200 ...
Rama ndan video nga vizita në Bazilikën e Zojës së Këshillit...
Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e...
Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen...