Mediat serbe kanë publikuar listën e shteteve që kanë shfaqur mbështetje për Serbinë dhe ato nga regjioni që votuan për pranimin e Kosovës.
Kosova nuk arriti të bëhet anëtare e INTERPOL-it pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të organizatës, të martën në Dubai.
Në raundin e parë të votimit, për pranim të Kosovës në INTERPOL votuan 76 shtete, 56 ishin kundër dhe 22 abstenuan. Në total, votuan 154 shtete.
Raundi i dytë solli rezultate të tjera: votuan 135 shtete, 68 ishin pro, 51 kundër dhe abstenime 16.
Mediat serbe kanë publikuar listën e shteteve që kanë shfaqur mbështetje për Serbinë dhe ato nga regjioni që votuan për pranimin e Kosovës, përcjell lajmi.net.
Kundër pranimit të Kosovës votuan: Republika e Afrikës së Jugut, Angola, Argjentina, Azerjabxhani, Bjellorusia, Bolivia, Bosnja e Hercegovina, Botsvana, Brazili, Kamboxha, Kili, Kina, Qipro, Kongo, Kuba, Eritrea, Spanja, Greqia, Grenada, Guinea, Guinea Ekuatoriale, Ishujt Sollomon, Indonezia, Iraku, Irani, Kenia, Kirgistani, Laos, Libani, Malezia, Maroko, Mauritius, Meksika, Moldavia, Mongolia, Mozambiku, Mjanmari, Namibia, Nepal, Uganda, Peru, Filipinet, Republika Dominikane, Republika Demokratike e Kongos, Rumania, Rusia, Serbia, Sudani, Siria, Tunizia, transmeton lajmi.net.
Kurse, sipas informacioneve pro Kosovës nga shtetet e regjionit votuan: Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bullgaria. Hungaria ka abstenuar. /Lajmi.net/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...