Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj sot është liruar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës, konkretisht nga Qendra Neurokirurgjisë.
“Arbresh.info” merr vesh se Zogaj ka 20 minuta që është liruar nga trajtimi mjekësor dhe është nisur për në shtëpinë e tij.
Ndryshe, dy ditë më parë Zogaj është sulmuar nga disa persona të maskuar, të cilët e kanë goditura të me mjete të forta, që dyshohet të jenë shufra hekuri.
Deri sa ai po dilte nga banesa e tij, Zogaj ishte sulmuar nga dy persona, të cilët para se ta godisnin, të dyshuarit kanë tentuar ta fusin atë në një bodrum, por duke e parë se dera ishte e mbyllur, ata kanë nisur ta sulmojnë atë, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë dhe trup. /Arbresh.info/
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...