Gjykata Themelore në Prishtinë, në mungesë të provave liroi nga akuza për përvetësim në detyrë, ish-zyrtarin komunal të Prishtinës, Hajrullah Fejza. Ky proces gjyqësor dy herë radhazi, ishte kthyer për tu rigjykuar.
Kjo gjykatë, në prill të vitit 2014 dhe në maj të vitit 2016, të njëjtin e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me 1 vit burgim me kusht.
Sipas aktakuzës së nëntorit të vitit 2008, Hajrullah Fejza, në cilësinë e Shefit të Sektorit për Shëndetin Publik në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ishte ngarkuar me veprën penale “përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës”.
Në aktin akuzues thuhej se Fejza, pasi vjen në kontakt me firmën amerikane “Bauch & Lomb”, si distributor në Kosovë për pajisje medicinale, kishte kërkuar nga e njëjta që t’i sigurohet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) një aparat për intervenim kirurgjikal të perdeve të syrit.
Bazuar në përshkrimin e aktakuzës, Fejza, pasi kishte fituar këtë projekt nga ky donator dhe pas zhdoganimit të këtij aparati nuk e kishte dërguar në QKUK, por në shtëpinë e tij.
Po ashtu, prokuroria pretendonte se i njëjti këtë aparat, që kapte vlerën e 45.000 eurove, nga shtëpia e tij e kishte dërguar tek ordinanca private e Agim Xhafës. /BetimipërDrejtësi/
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...