Partia Demokratike e Kosovës e ka zbuluar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Prishtinës.
E ai do të jetë, kreu i kësaj partie për Prishtinën, Lirak Çelaj.
Ishte kandidati për deputet i kësaj partie, Shemsi Veseli ai i cili në tubimin e sotëm të PDK-së në Prishtinë, e bëri publik një lajm të tillë, raporton Blic.
“PDK si kurrë më parë është e mobiliziuar në Prishtinë, dhe së bashku me kandidatin tonë për kryetar të Prishtinës, z. Lirak Çelaj do të fitojmë”, tha ai.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen ne vjeshtë. Deri më tani disa prej partive e kane bërë publik edhe kandidatin për kryetar komune.
Kurse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më 11 qershor, pasi Parlamenti e rrëzoi Qeverinë ‘Mustafa’.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...