Anëtari i Këshillit Drejtuestë Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka bërë të ditur së në mbledhjen që ka mbajtur PDK sonte, ka kërkuar që të dorëhiqet Kryesia e partisë.
Çelaj tha se kërkesa e tij nuk është hedhur në votim, pasi që sipas tij kanë ndodhur disa manipulime, transmeton Telegrafi.
“U diskutua për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kërkuam të dorëhiqet kryesia e PDK-së, por kishte disa manipulime. Nuk u konstatua kuorumi, kryesia nuk ka të drejtë të votojë vetveten, kërkova të votohet në fshehtësi por nuk ndodhi”, tha Çelaj para mediave.
Pas Çelajt, para mediave u deklarua edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se vetëm Lirak Çelaj dhe Xhevahire Izmaku kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë.
Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së ka zgjatur rreth pesë orë.
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15