Në qytetin e Lipjanit sot në ora 19:00 do të ndizen qirinj në shenjë nderimi dhe kujtimi të dy djemve që vdiqën nga aksidenti i ditës së djeshme në Duhël të Suharekës.
Këtë lajm e bëri të ditur zëdhënësi i kësaj komune, Diamant Bytyqi, i cili i ftoi qytetarët dhe institucionet tjera të bashkëngjiten.
“Në shenjë nderimi për humbjen e dy të rinjve lipjanas në aksidentin tragjik, sonte në sheshin Adem Jashari, do të ndizen qirinj në shenjë nderimi dhe kujtimi për Leon dhe Sahitin që i humbëm papritur”.
“Ftoj të gjithë të rinjtë pa dallim që sonte bashkë të ndezim qirinj në kujtim e nderim të dy shokëve tanë”.
“Ftoj edhe të gjithë qytetarët dhe institucionet tjera të na bashkangjiten. T’i nderojmë sonte në ora 19:00, në sheshin Adem Jashari në Lipjan”, shkruan Bytyqi në rrjetin social Facebook.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...