Një mosmarrëveshje për transportin e punës, përfundoi me tragjedi.
E gjithë ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës brenda kësaj punishte, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Këtu A.S 26 vjecar, dyshohet që me tre plumba vrau kolegun e tij, Afrim Seferin, 42 vjeçar.
Ndërkohë, në familjen Seferi në Gllanicë të Lipjanit, po prisnin të afërmit për ngushëllime.
Vëllai i viktimës, që ishte me të në momentin tragjik, ka treguar për T7, se si erdhi deri të vrasja e babait të 8 fëmijëve.
Se mosmarrëveshja ndodhi për një mjet transporti e thotë edhe vëllau tjetër i viktimës.
Ky tregon se ishte i vrari, Afrim Seferi, ai që e mori dorasin nga një punë tjetër, me qëllimin që t`i ndihmonte me të ardhurat.
Ndërkohë, të mërkurën, Policia e Kosovës, po e ruanin shtëpinë e familjes Streli nga Dobraja e Madhe e Lipjanit.
I shokuar me këtë rast, është shprehur babai i dorasit, Arsim Streli.
Ndërkohë, në këtë familje e mohojnë se biri i tyre, u kthye në shtëpi për ta marrë armën.
Ndërkohë, rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës
Nga Policia thonë se lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Ndërsa nga ana e Prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si Vrasje e rëndë.
42 vjecari, prapa vetes ka lënë gruan dhe 8 fëmijë.
Ndërsa, sipas familjarëve, ishin në pritje që bamirësit t’ua ndërtonin shtëpinë e re.
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll