Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar strukturat dhe simpatizantët e Nismës në diasporë katër vjetorin e fillimit të aktivitetit politik të Nismës në diasporë.
Kreu i Nismës ka shkruar se në këto katër vite drejtuesit e Nismës atje, me përkushtim maksimal kanë arritur të konsolidojnë degët në disa shtete të fuqishme evropiane dhe jo vetëm. Për këtë, ai ka falënderuar secilin bashkëatdhetar që ka dhënë kontribut në funksion të shtrirjes së frymës socialdemokrate nëpër vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.
Limaj ka vlerësuar lart rolin e mërgatës në çlirimin e vendit dhe në shtetndërtim.
Ky është shkrimi i tij:
Të nderuar struktura dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate në diasporë Përmes këtij mesazhi shfrytëzoj rastin që t’iu uroj përzemërsisht 4 vjetorin e fillimit të aktivitetit politik të Nismës në diasporë. Në këto katër vite drejtuesit tanë atje, me përkushtim maksimal kanë arritur të konsolidojnë degët tona në disa shtete të fuqishme evropiane dhe jo vetëm. Për këtë, falënderoj secilin bashkëatdhetar që ka dhënë kontribut në funksion të shtrirjes së frymës sonë socialdemokrate nëpër vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.
NISMA Socialdemokrate zotohet se do t’i qëndroj pranë mërgatës dhe konform mundësive do të jep kontributin e saj në realizimin e kërkesave të tyre. Jemi tejet të nderuar, që intelektualë e njerëz të suksesshëm nga diaspora po zgjedhin Nismën për të dhënë kontributin e tyre dhe për të përçuar zërin e diasporës në proceset me interes për vendin.
Mërgata jonë ka luajtur rol vendimtar në çlirimin e vendit, ka luajtur rol jetik në forcimin e vendit dhe tani është koha që mërgata jonë të jap kontributin e saj për Kosovën shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik. Urime strukturave drejtuese dhe gjithë nismëtarëve tanë në diasporë!
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...