Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke përmendur edhe ish-krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në Hagë.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Limaj ka deklaruar se 2022-ta ishte një vit plotë me sfida, që shpreson se viti i ardhshëm të jetë vit i unitetit dhe fitoreve.
“Në veçanti uroj familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe bashkëluftëtarëve, që falë sakrificës së tyre sublime sot gëzojmë në liri e shtet, derisa festat e gëzimet nuk janë të njëjta pa çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar ai.
“Gëzuar 2023, qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët!”, ka thënë Limaj./arbresh.info/
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...