Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka uruar gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Urim të veçantë ai ka pasur për nxënësit e klasave të para, duke thënë se nga kjo ditë ata fillojnë një etapë të re të jetës së tyre.
“I uroj të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për fillimin e vitit të ri shkollor, po ashtu urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para të cilët nga kjo ditë fillojnë një etapë të re të jetës së tyre, për çka ju uroj suksese. Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit, për përkushtimin dhe angazhimin, në funksion të një të ardhme më të ndritur. Uroj që ky vit shkollor të sjellë ndryshimet e dëshiruara në ngritje të standardit dhe cilësisë. FL”, ka shkruar Limaj në profilin personal në “Facebook”.
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025