Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, pas votimit ka uruar që në mbrëmje të kemi rezultat që i siguron perspektivë vendit.
“Jam i bindur se vota e sotme do t’i jep perspektivë, siguri dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe sonte në mbrëmje të kemi rezultat që i siguron perspektivë vendit tonë”, është shprehur Limaj.
Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë sot të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e Legjislativit dhe Ekzekutivit.
Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmban 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor të vitit 2017, shkruan arbresh.info.
Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895. Katër 4 qendra të votimit më pak se në zgjedhjet lokale, të datës 22 tetor të vitit 2017, dhe numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, pra janë 42 vendvotime më shumë se në zgjedhjet lokale të datës 22 tetor.
Për të votuar më 6 tetor votuesi duhet ta ketë me vete, për identifikim, ndonjërin nga këto 4 dokumente të Republikës së Kosovës:
Ky vendim vlen për çdo anëtar të këshillit të vendvotimit dhe për çdo Komision Komunal të Zgjedhjeve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...