Qeveria e Kosovës nuk do ta heq taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe derisa të reflektojë shteti serb.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri njëherësh bashkëkryesuesi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë Fatmir Limaj.
Ai kërkoi nga përfaqësuesit kosovarë që të flasin me një zë kur është në pyetje shteti fqinj dhe këtë e kërkon edhe platforma e miratuar në Kuvend.
“Përderisa të pushojnë arsyet. Janë qindra arsye që neve na kanë detyruar për të vënë taksë. Duhet të pushojnë arsyet për të hequr taksën. Taksa nuk do të hiqet pa plotësimin e kushteve. Besoj se kjo është e qartë për të gjithë. Vetëvetiu taksa nuk hiqet pa plotësimin e kushteve, kërkesave të Kosovës që ka në raport me Serbinë. Pres që Serbia të reflektojë në këtë drejtim”, tha Limaj për televizionin publik të Kosovës.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër