Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me sulmin fizik në drejtim të bashkëshortes së Blerand Stavileci.
Limaj është shprehur i shqetësuar nga sulmi fizik duke theksuar se të sulmosh fizikisht dikë, të sulmosh një grua është veprimi më I ulët që ndodhë në shoqërinë tonë.
Ky është postimi i plotë:
I shqetësuar nga sulmi fizik që i është bërë bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci. Të sulmosh fizikisht dikënd, të sulmosh një grua, është veprimi më i ulët që ndodh në shoqërinë tonë.
Kërkoj nga organet e rendit që t’i nxjerrin menjëherë para drejtësisë sulmuesit, në mënyrë që të ndalen aktet e tilla që cenojnë lirinë e tjetrit dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.
Zonjës Stavileci i uroj shërim të shpejtë! FL
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës