Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini në 103-vjetorin e vrasjes së tij.
Limaj ka vlerësuar lart kontributin e Isa Boletinit në luftën e tij kundër pushtimit të tokave shqiptare.
Limaj thotë se në rrethana shumë të vështira, Isa Boletini udhëhoqi lëvizjen kombëtare për lirinë e vendit.
“Isa Boletini pushon i qetë në tokën e Kosovës së lirë. Kosova dhe Shqipëria janë shtete të lira dhe të pavarura për të cilat ai nuk kurseu asgjë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Kryetari i Nismës thotë se me veprat e tij, Isa Boletini, u bë motiv për brezat e mëpastajshëm.
“I paharrueshëm qoftë kujtimi për viganin tonë! Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Isa Boletinit”, ka shkruar Limaj!
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...