Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se nesër do të marrë pjesë në seancën e 30-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Limaj për Arbresh.info e bëri të qartë se nesër nuk do ta mbështesë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
“Ne e kemi folur këtë çështje, ju e dini qëndrimin tonë. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Unë nuk kam thënë asnjëherë që nesër do t’ia jap votën Haxhiut”, u shpreh Limaj për Arbresh.info.
Sa i përket pyetjes nëse është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Limaj nuk ka dhënë një përgjigje, duke shtuar se Nisma vazhdimisht ka marrë pjesë në seancat parlamentare.
Ndryshe Limaj, në një intervistë të mëparshme në një emision televiziv, Fatmir Limaj shprehu besimin e tij se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje politike ndërmjet subjekteve të ndryshme, e cila do të mundësojë formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Ai ka thënë se Nisma do të japë kontribut në partneritet në Kuvend, por jo në qeverisje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Limaj: A mundeni me imagjinu që nesër vjen vendimi i Gjykatës Speciale, me gjet Kosovën pa qeveri?
Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...