Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se do t’u jepnin tre votat e tyre për konstituim kuvendi por jo për të zënë vende në qeverinë Kurti.
Sipas Limajt, zgjidhja është te vullneti politik, dhe aspak te kushtetuta, te gjykata, apo — aq më pak — te presidentja.
”Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në qeveri Kurtit”, shprehej ai për Ditari i Kosovës në A2CNN.
Megjithatë frika e Limajt shkon përtej partive dhe llogarive meskine të secilës prej tyre, sidomos atyre në opozitë.
Llogari, të cilat Kosova nuk ka luksin t’i bëjë, sipas tij, pasi ende është një demokraci e pa rrumbullakosur.
”Ndërkohë që ne merremi me këto llogari, gjeopolitika ndryshon dhe mund të humbasim shumë çështje, në dëm të Kosovës”, thekson Limaj.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme ai nuk i sheh si alternativë; madje këtë ide e quan “një shaka që është bërë te presidentja”.
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...