Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmr Limaj ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, Ibrahim Rexehpi.
Limaj ka shkruar se Kosova ka humbur një nga gazetarët më të mirë në fushën e ekonomisë.
Postimi i plotë i Limajt:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e gazetarit shumëvjeçar, mikut tim, Ibrahim Rexhepit.
Kosova ka humbur një nga gazetarët më të mirë në fushën e ekonomisë.
Ibrahim Rexhepin do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, të devotshëm e profesionist.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve.
U prehsh në paqe Ibro!FL
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...