Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar për aksidentin e sotëm në Mramor ku vdiqën tre persona.
Limaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga ky aksident.
Ndërsa të lënduarve dhe ambasadores turke e cila është përfshirë në këtë aksident u ka uruar shërim të shpejtë.
Kryetari Limaj u shpreh ngushëllime viktimave të aksidentit të sotëm, të lënduarve u uron shërim të shpejtë
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e tre personave në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik. Ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç, dhe të lënduarve tjerë nga ky aksident u uroj shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e Limajt.
Kuajt si “terapistë”: Metoda natyrale që po forcon trupin, m...
OpenAI: Reklamat nuk po vijnë në ChatGPT
Alban Dragusha ndahet me Ramiz Sadikut, pritet ta marrë drej...
Vetura godet për vdekje 74-vjeçarin në Skenderaj
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë