Limaj nga Prekazi: 22 vite më parë është ndarë epoka e robërisë, duke u futur në epokën e lirisë

11:50 | 6 Mars 2020
A Z

Kryetari i partisë NISMA Fatmir Limaj ka bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Më këtë rast Limaj tha se, jemi ne vendin ku ka marr jetë liria e Kosovës, vendin ku 22 vite me parë është ndarë epoka e robërisë duke u futur ne epokën e lirisë.

“Sot jemi si ne çdo përvjetor në kujtim për të nderuar jetën dhe veprën e komandantit legjendar familjes Jashari ne përgjithësi. Jemi ne vendin ku ka marr jetë liria e Kosovës, vendin ku 22 vite me parë është ndarë epoka e robërisë duke u futur ne epokën e lirisë, e për epokën e lirisë janë dashtë sakrifica të mëdha. Pas tij u rreshtuan me qindra mijëra shqiptar anë e kënd trojeve sikur që pas tij shkuan mijëra dëshmor të kombit duke ju përgjigjur kushtrimit të sakrificës për liri”, ka thënë Limaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale