Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ë ka bërë sot homazhe në Kleçkë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova.
Limaj ka thënë se vijnë çdo vit në Kleçkë për të nderuar jetën dhe veprën e bashkëluftëtarëve të tij që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Në këtë datë të vitit 1998 në vijën e frontit kanë rënë pesë bashkëluftëtarë në krye me Ismet Jashari- Kumanovën”, ka thënë nder të tjera Limaj.
Limaj tha se krejt kjo që kemi është falë sakrificës maksimale të djemve dhe vajzave të trojeve shqiptare të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Këto shenja janë dëshmia e gjallë për ne të gjallët t’i kujtojmë e t’i nderojmë për ata që bënë gjithçka për lirinë e Kosovës dhe për të treguar se çka do që të bëjmë për Kosovën është pak krahasim më ata çka kanë bërë për të gëzuar lirinë. Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova. Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka thënë ndër të tjera kryetari Limaj./Express/

Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...