Fatmir Limaj është rizgjedhur sot kryetar i Nisma Socialdemokrate, në një mandat të ri katërvjeçar në krye të kësaj partie.
Në fjalimin e tij pas rizgjedhjes, ai adresoi situatën politike në vend, duke kritikuar qasjet përjashtuese dhe mungesën e gatishmërisë për dialog.
Limaj theksoi se lidershipi i vërtetë matet në aftësinë për të kapërcyer vështirësitë dhe për të vendosur interesin e vendit mbi gjithçka.
“Me inate, me ego nuk ndërtohet shteti. Lidershipi është kur e tejkalon veten, kur në situatën e pazgjidhshme e gjen zgjidhjen, kur në situatën e pa komunikueshme e gjen komunikimin. Kur në situatën e pamundur e gjen të mundshëm për vendin tënd. Ky është lidershipi, kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Limaj.
Ai po ashtu u shpreh se nuk ka ndjekur dhe nuk do të ndjekë ndonjëherë politika që burojnë nga emocione të momentit apo ndikime të jashtme, si ato nga rrjetet sociale.
“As kam bërë, as do të bëj, as do të bëj kurrë politikat, të cilat imponohen ose ndërtohen nga disponimet ditore, nga rrjetet sociale apo nga kafet”, ka thënë Limaj.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...