Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, edhe sot ka vazhduar me takimet e rregullta me strukturat udhëheqëse të NISMA-s nëpër degë.
Limaj së bashku me anëtarë tjerë të kryesisë së partisë, sot kanë takuar strukturat e degës së NISMA-s për Kosovën në Podujevë, ku janë pritur nga Kryetari i degës, Bajram Ajeti, njëherësh anëtar i kryesisë së NISMA-s.
Limaj, gjatë takimit të mbajtur në Podujevë, ka falënderuar të gjithë qytetarët e kësaj zone, që po kontribuojnë për NISMA-n, në forcimin e strukturave të saj.
Limaj, gjithashtu ka folur për situatën politike në vend, e në veçanti për protestën kundër kapjes së shtetit, që do të mbahet më 18 Prill në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00. Limaj në lidhje me protestën, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, për t’iu bashkuar protestës paqësore, që do të mbahet në Prishtinë.
Ai tha se më 18 prill, opozita do të mbajë një protestë paqësore, ku sigurisht NISMA për Kosovën nuk do të protestoj kundër individëve, por NISMA dhe partitë tjera opozitare, jemi duke bërë thirrje për protestë kundër kapjes së shtetit, andaj edhe motoja e kësaj proteste është “ç’kapja e shtetit”, dhe kjo nuk duhet të njeh parti, derisa është në interes të vendit dhe qytetarëve tanë.
Kryetari i degës së NISMA-s për Kosovën në Podujevë, Bajram Ajeti, tha se NISMA në Podujevë është duke bërë maksimumin e saj, për tu angazhuar në mbrojtjen e interesit qytetarë, si dhe në luftimin e keqqeverisjes lokale në Podujevë.
Ajeti gjithashtu ka folur edhe për probleme tjera me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Podujevës, e gjithashtu, Ajeti tha se NISMA në Podujevë është duke punuar në forcimin e strukturave të saj, e po ashtu duke u mobilizuar sa më shumë për t’iu bashkuar protestës paqësore që do të mbahet më 18 Prill në Prishtinë./Arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...