Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për objektivat e Qeverisë së re të vendit.
Ai ka thënë në RTK tha se janë çështje të mbetura nga ekzekutivi i kaluar të cilat duhet të përfundohen brenda afateve të parapara.
Sipas tij, shumë projektligje të mbetura nga Qeveria Mustafa do të përfundohen shpejtë me të përfunduar zgjedhjet lokale.
Ai tha se me qeverinë Haradinaj është ndryshuar dinamika e punës.
Limaj tha se kjo qeveri ka dhënë sinjale se do të jetë shumë e hapur për qytetarët e Kosovës dhe se do të realizojë premtimet e dhëna, sipas programit të qeverisë që tashmë është prezantuar në Kuvend.
“S’ka më probleme në tavolinë, por ne do t’iu qasemi gjithsecilit problem në mënyrën më serioze. Ne do t’i qasemi problemeve në mënyrën më serioze dhe nuk do t’i lëmë aty mbi tavolinë”, tha Limaj.
Ai u shfaq optimist se edhe gjendja në arsimin e Kosovës do të ndryshojë pozitivisht, sikurse beson se gjendja do të përmirësohet edhe në KEK. Problemet e adresuara, tha ai, do të zgjidhën.
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin