Limaj i’a merr Haradinajt zyrtarë të AAK-së nga dega e Malishevës

15:49 | 21 Gusht 2020
V. S.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar se në këtë parti kanë aderuar disa anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Limaj ka bërë të ditur se pjesë e Nismës tashmë është Kajtaz Gashi, Januz Mazreku dhe Avni Kryeziu.

“Sot i urova mirëseardhje në Nisma Socialdemokrate, ish kandidatit për kryetar të Malishevës, njëherit asambleistit në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashi me bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku – nënkryetar i degës dhe Avni Kryeziu – anëtar kryesie dhe kryetar nëndege.

Kajtaz Gashi është pasardhës i familjes së shquar patriotike, Ramadan Shabanit nga Kijeva, i cili ishte një nga pleqnarët më me zë të asaj kohe, duke luajtur rol të madh jo vetëm në pajtimin e gjaqeve dhe ndaljen e hasmërisë mes shqiptarëve, por edhe në promovimin e vlerave tona kombëtare.

Ardhja e Kajtazit, Januz Mazrekut dhe Avni Kryeziut, është vlerë e shtuar për familjen tone politike. Bashkë me ta do të jemi edhe më të fuqishëm në Malishevë dhe në vend.

NISMA Socialdemokrate është një portë politike e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes saj të japin kontributin e tyre për vendin dhe kombin”./arbresh.info/

Fotografia e Fatmir Limaj

Fotografia e Fatmir Limaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme