Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i ka dënuar grafitet që ditëve të fundit janë parë nëpër rrugën e Prishtinës kundër presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se dallimet partiake nuk guxojnë të verbojnë askënd, e as të përdoren forma të tilla për denigrimin e personalitetit të dikujt.
“Fushata denigruese përmes grafiteve kundër Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga është e ulët dhe si e tillë e papranueshme. I dënoj fuqishëm këto akte të ulëta dhe perverse. Dallimet politike, nuk guxojnë të verbojnë askënd në atë masë saqë të përdoren forma të tilla të ulëta për të denigruar personalitetin e dikujt”, ka shkruar Limaj.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar