Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka konfirmuar se janë arritur nënshkrimet e nevojshme për mocionin e rrëzimit të Qeverisë “Mustafa”. Madje, ai ka thënë se seanca parlamentare mund ta mbahet edhe brenda 24 orëve të ardhshme.
“I kemi të siguruar nënshrkimet. Proceduralisht rregulat thonë: Duhet të jenë së paku 40 nënshkrime për tu futur në rend të ditës si mocion. Pastaj me 40 nënshrkime rregullorja thotë se më së largu për pesë ditë duhet të mblidhet Kuvendi. Por në qoftë se parashtruesit e mocionit kërkojnë atëherë për 24 ore mund të ftohet seanca e jashtëzakonshme”, ka thënë Limaj në emisioni “Politikë” të Tribuna Channel.
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...