Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, duke u uruar suksese të gjithë kandidatëve të partisë në këtë garë.
Në fjalimin e tij para simpatizantëve, Limaj theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj komunitetit lokal dhe vlerave të vendlindjes.
“Fokusimi dhe përkushtimi ynë në bazë, në bërthamë, përcakton dhe tregon, përcaktimin tonë se sa e duam vendlindjen tonë, aty ku jemi rritur, aty ku jemi formuar, aty ku rrisim fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat tona. Kjo është qasja ndaj atdheut, qasja ndaj komunës, qasja ndaj vendlindjes. Ta doni dhe ta vlerësoni shumë vendlindjen tuaj, të punoni fort”, u shpreh Limaj.
Ai u bëri thirrje kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamblistëve që të jenë zëri i qytetarëve dhe të punojnë me përkushtim në shërbim të tyre. Me këtë rast, Limaj prezantoi edhe një herë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe bartësit e listave që do të udhëheqin fushatën elektorale të Nismës nëpër komuna.
Ndërsa, kandidatja e Nismës për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku tha se garimi në këto zgjedhje përbën për të një kapitull të ri dhe se qytetarët e Vushtrrisë meritojnë një udhëheqje të denjë.
“Edhe për mua sot është një epokë e re, është një nismë e re. E mora besimin nga kryetari Limaj dhe hyra në këtë garë sepse Vushtrria ka për një kryetar të vërtetë. Fatkeqësisht në Vushtrri qeverisjen nuk e kryen kryetari por e nënshkruan kryetari”, tha Izmaku.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...