Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se është koha që Kryeministri i Shqipërisë të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO.
Ai këtë reagim e bëri përmes faqes zyrtare të partisë në rrjetin social, facebook.
“Është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftoj si bashkëiniciator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë”, ka shkruar Limaj.
Ai gjithashtu u shpreh se kjo iniciativë e përbashkët duhet t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcenuar në rajon.
Limaj, tutje shtoi se NATO duhet të miratoj në procedurë të veçantë pranimin e këtyre vendeve si anëtare të saj./arbresh.info.
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...