Bekim Salihu nga Instituti GAP ka thënë se as Fatmir Limaj e as deputetët e NISMA-s, s’do të mund të marrin asnjë pozitë në Qeveri, nëse do të futen në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Salihu ka shkruar se për të marrë pozitë në ekzekutiv, Limaj dhe deputetët e NISMA-s duhet të japin dorëheqje nga posti i deputetit, e kjo do të çojë në futjen e deputetëve të AAK-së në Kuvend, të cilët janë në radhë dhe kësisoj do t’i hapej rruga rrëzimit të Qeverisë.
“Nëse Fatmir Limaj hyn në qeveri, as ai dhe as dy deputetët e NISMA-s nuk mund të marrin asnjë funksion në qeveri, ngase kështu i hapet rruga rrëzimit të qeverisë nga opozita. Kjo ndodh sepse, nëse Limaj merr funksion qeveritar, ai/ata japin dorëheqje nga pozita e deputetit dhe zëvendësohen nga deputeti i radhës në listë, që është i AAK-sëPor unë pres që edhe të tjerë “hajvana” do të bëhen shpejt loqkamana. ”, ka shkruar Salihaj në Facebook.

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, nuk ka vënë vija të kuqe për një koalicion të mundshëm paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
Limaj se është i hapur për koalicione pas zgjedhjeve.
Ai tha se për të nuk janë me rëndësi pozicionet, por temat nacionale
“Kush më fton në tavolinë, unë shkoj, ulna, për Kosovën. Pikë! Unë shkoj ulna për tema nacionale, s’janë me rëndësi pozicionet… Çka po të vyen një qeveri jofunksionale. S’më ke mua në një qeveri jofunksionale- kurrë nuk hy. Në një qeveri që është kundër interesave të Kosovës, nuk futem” , deklaroi Limaj./Arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër