Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton do të jetë zë i fuqishëm i vlerës së UÇK-së në Kuvendin e Kosovës.
Kreu i Nismës në një bashkëbisedim me bashkëluftëtarët e tij në Guncat e Senik të Malishevës, ka thënë se përkushtimi i tij jetësor është angazhimi ynë për rikthimin e së vërtetës sonë, bashkimin e patriotëve, shumë burra e grave anekënd vendit në mënyrë që ky zë të jetë sa më i fuqishëm në Parlament dhe kudo në institucione, transmeton botasot.
“Për ta shpalosur vizionin tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, sonte takova bashkëluftëtarë e të rinj në Guncat e Senik të Malishevës.

Gatishmëria dhe përkushtimi i madh që pash tek njerëzit e mirë të kësaj zone dhe anekënd vendit, për tu rreshtuar krah rrugës sonë të drejtë, po na jep edhe më tej besim e siguri që vlerat kombëtare dhe zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas 14 shkurtit do të jenë të mbrojtura e të përfaqësuara denjësisht nga deputetët tanë në Parlament”, ka thënë ndër të tjera Limaj në një takim me bashkëluftëtarë të tij në Senik të Malishevës.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...