Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova ka folur në lidhje me Dialogun me Serbinë, duke thënë se ky dialog duhet të vazhdojë.
“Ne jemi për dialog dhe nuk është në interes të vendit të pozicionohet askush kundër një dialogu”.
“Jemi për të vazhduar dialogun edhe me Serbinë, por jo kështu si ka ndodhur. Jo dialog pa kushte”.
“Të ftohen edhe të tjerë, të ftohen njerëz që kanë përvojë politike. Jemi për dialog që duhet të përmbyllet, por jo pa një agjendë të qartë”.
“Ky popull nuk mund të trajtohet ndryshe nga Maqedonia, Mali i zi e Serbia”.
“Ne duhet ta kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë”.
Ndërkaq në lidhje me gjykatën speciale, Limaj tha se Gjykata Speciale do ta vështirësoj vetëm të ardhmen e Kosovës.
“Gjykata do ta vështirësoj jetën, ndërtimin dhe promovimin e Kosovës”.
“Veprimet më të gabuara të parlamentit kanë qenë votimi për këtë gjykatë”.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...