Kryetari i Këshillit Kombëtari NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj,sot kanë pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale politike në vend.
Krasniqi, ka njoftuar ambasadorin, Ruairi O’Connell, për punën e deritanishme të NISMA-s për Kosovën, ku tha se me politikat parimore të saj, NISMA arriti të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, ku sot përfaqësohet nga gjashtë deputetë.
Në anën tjetër Limaj, dhe O’Connell, kanë folur edhe për sfidat e ardhshme të vendit, për të cilat Limaj tha se Britania e Madhe ka dhënë një kontribut shumë të madhe.
O’Connell, ka uruar Krasniqin e Limajn, për punën që po bënë NISMA ku tha se me vullnetin më të madh do të bashkëpunojnë në projekte konkrete në fusha të ndryshme./Arbresh.info/
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...
Kodraliu: Falë bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe...
Lojërat Mesdhetare, Kuvendi miraton marrëveshjen me Shqipëri...
KQZ-ja propozon ndryshimin e Ligjit për zgjedhje dhe uljen e...
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte