Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas dështimit seancës së Kuvendit, ka thënë që të gjithë deputetët të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me situatën aktuale politike dhe funksionimin e institucioneve.
Deputeti Fatmir Limaj ka theksuar se që nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk kanë pasur mundësi reale për të ushtruar detyrën e tyre kushtetuese , votimin në Kuvend.
“Po dëgjoj shumë mendime të ndryshme këto ditë, por dua ta shfrytëzoj rastin për t’u drejtuar edhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese: që nga dita kur është marrë aktgjykimi i fundit, deputetët nuk kanë pasur mundësi të votojnë, siç e parasheh Kushtetuta”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, afati 30-ditor i caktuar nga Kushtetuesja nuk është shfrytëzuar fare, pikërisht sepse nuk iu është dhënë deputetëve hapësira për të vepruar.
“Besoj se ka pasur devijim nga rendi i ditës dhe pres që Gjykata Kushtetuese ta njohë këtë realitet. Në këtë 30-ditësh, asnjë ditë nuk është përdorur për ushtrimin e mandatit të deputetëve”, ka theksuar ai.
Sipas tij, zgjidhja nuk mund të vijë përmes veprimeve të njëanshme apo zgjidhjeve të pjesshme.
“Zgjidhja nuk është te zgjidhjet parciale, por vetëm përmes një marrëveshjeje politike që siguron shumicë parlamentare – si për Kuvendin, ashtu edhe për Qeverinë. Nisma është e gatshme të japë kontributin e saj për ndërtimin e institucioneve”, ka theksuar ai./rtk
Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...