Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq duket se ka dhënë rezultatet e synuara.
Kështu ka thënë për Indeksonline, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i cili së fundi është angazhuar maksimalisht për të gjetur zgjidhjen e kësaj çështje.
“Ky është moment i jashtëzakonshëm, vizita e kryeministrit të Malit të Zi ishte një vizitë historike në Kosovën e pavarur, vizitë e jashtëzakonshme për vendin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ka qenë një vizitë shumë e frytshme”, ka thënë Limaj.
Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për çështjen e shumëpërfolur, demarkacionin me Malin e Zi.
“Deklaratat e kryeministrit dje treguan përfundimisht dhe qartë se ne po shkojmë drejt një zgjidhje të këtij problemi që do t’i hap rrugë dhe mundësi Kosovës, jam i sigurt që jemi në rrugën e duhur dhe shumë shpejt do ta përmbyllim këtë çështje. Po bisedojmë e po ndihmojmë njëri tjetrin drejt mundësive dhe perspektiva euroatlantike”, ka thënë Limaj. /Indeksonline/
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...