Kryetari i Nismës Socialdemokratie, Fatmir Limaj, e ka kujtuar betejën e Koshares në 24 vjetorin e saj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Limaj ka thënë se në Koshare u zhvillua njëra prej betejave më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.
“Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë. Ne, sot e gjithmonë, me respekt e nderim do të kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që tashmë nuk janë në mesin tonë. Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj./Arbresh.info/
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?