Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër sjelljen e atyre që, sipas tij, kanë pasur mundësinë të shmangin krizën aktuale, por kanë vepruar në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme.
“Gjithë ata që po bëjnë thirrje në emër të interesit nacional, po tregojnë një hipokrizi të madhe. Ata që kanë pasur mundësi të mos e sjellin vendin në këtë gjendje, janë sjellë papërgjegjshëm dhe kanë bërë lojë elektorale të paskrupullt”, u shpreh Limaj.
Ai kritikoi mungesën e përpjekjeve për të arritur marrëveshje politike rreth mandatarit të dytë.
“Kur vjen te mandatari i dytë, duhet të ulesh, të bisedosh me partitë e tjera, të kërkosh konsensus duke vënë interesin shtetëror përpara. A keni parë këso zhvillimesh këto dy javë? Jo. Keni parë vetëm kush po ia lë kilen kujt. Jemi futur në garë se kush po bën lojën më destruktive”, ka thënë Limaj.
Ai shtoi se, pavarësisht përpjekjeve të Nismës për të shmangur krizën, skena politike është zhytur në kalkulime elektorale.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...