Ministri i Arsimit, Ramë Likaj zhvilloi takim virtual me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova.
Duke pasur parasysh situatën me pandeminë COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, takimi i parë mes tyre u zhvillua në distancë.
Ambasadorja Apostolova e uroi ministrin Likaj për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që të mbështesë Kosovën në përmirësimin e mëtejmë në fushën e arsimit.
Ministri Likaj e falënderoi ambasadoren Apostolova për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Bashkimi Evropian për Kosovën dhe për arsimin në veçanti, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme në realizimin e programit qeveritar për arsim./arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë